VIZITOJMË
Napoli
Kapri
Amalfi
Sorrento
Positano
Salerno
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
TETOR 2024
Nisje 17 Tetor — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 419€
Oraret e Fluturimi: Nisja 17 tetor 11:10 nga Tirana (mberritja ne 12:15 ne Bari) – Kthimi 20 tetor 13:15 nga Bari (mberritja 14:10 ne Tirane)
–
Nisje 24 Tetor — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 419€
Oraret e Fluturimi: Nisja 24 tetor 11:10 nga Tirana (mberritja ne 12:15 ne Bari) – Kthimi 27 tetor 13:15 nga Bari (mberritja 14:10 ne Tirane)
–
HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Sorento-Salerno për 3 netë
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1: NAPOLI

Nisja nga Prishtina ne oren 5:00 nga për në aeroportin e Tiranës dhe takimin me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Bari. (50 min)
Pas mberritjes ne aeroportin e Barit dhe procedurave doganore nisja për në Napoli me autobus, (udhëtimi zgjat rreth 3 orë).
Mbërritja në Napoli dhe në shoqërinë e guidës shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj.
Transferta nga Napoli drejt Salernos.
Akomodimi në hotel në Salerno.
Mbrëmje e lirë.
Dita 2: KAPRI – SORRENTO
Mëngjesi në Hotel.
Nisja herët me autobus për në Sorrento.
Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Sheshi shën Antoni,Bazilika Sant Antonio etj.
Nisja me traget për në ishullin Kapri.
Shëtitje panoramike në Ishull e Kaprit ku vizitohen: Marina Grande, sipas deshirës qendrim ne Marina Grande, pjesa tjeter e grupit vazhdon për në pjesën e qëndrës se Kaprit që ndodhet në pjesën e siperme të ishullit. Ngjitja me fenikular qe ka një pagese mesatarisht 5 euro vajtje ardhje ku do vizitohet Piazzeta, Kisha e Shen Stefanit, Grand hotel Quisisana, Kopshtet e Agustit, Belvedere di Punta Cannone, Vila Krupp.
Kthimi me traget në Sorrento.
Kthimi në hotel në Salerno.
Mbrëmje e lirë.
Dita 3: POSITANO – AMALFI

Mëngjesi në Hotel.
Vizite me anije Salerno-Positano-Amalfi-Salerno. (Opsionale me pagese ekstra)
Nisja për në Positano me autobus. Mbrritja sipër Positanos. (Kujdes, Autobuzi nuk lejohet të zbresë në qendër, Zbritja bëhet në këmbë). Shëtitje në shëtitoren e Positanos, kishen e Santa Maria Assunta dhe ngjitje ne nje nga pikat me panoramike te zones ku do te shijoni nje nga pamjet me piktoreske te rivieres.
Pas shëtitjes në Positato është radha për të filluar aventurën blu, ku me anije nisemi për në Amalfi.
Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso, etj.
Kthimi ne port ne Positano dhe kthmi ne hotel ne zonen e Salernos
Mbremje e lire.
Dita 4: SALERNO – BARI
Mëngjesi në hotel.
Nisja për në aeroportin e Barit
Pas procedurave doganore : Fluturim direkt Bari – Tiranë (45 min)
Transferta aeorporti Tiranës – Prishtinë me autobuz
Në çmim përfshihet
1. Biletat e avionit Tirane – Bari – Tirane
2. Transferta me autobuz Prishtinë, Prizren – aeroporti Tiranës – Prizren, Prishtinë
3. Bileta e Tragetit Sorento – Kapri – Sorento
4. Transport me autobuz sipas programit ne Itali
5. Akomodimi me mengjes në Hotel 4 Yje në Sorento-Salerno për 3 netë
6. Guida sipas programit
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në çmim nuk përfshihet
a. Gjithçka që nuk është përmendur në rubriken përfshihet në çmim
b. Drekat dhe Darkat
c. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
d. Taksa lokalet te cilat paguhen ne recepsion
Shenime:
►Duhet të dini se:
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshtë:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 0 – 1.99 vjec paguajne vetem 220€
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 90€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 3 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
——————————————————