Nisje 18 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 149€
Nisje 25 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 149€
HOTELET
Akomodimi në Hotel Golden Alexandros 4 Yje në Korfuz për 2 netë
PROGRAMI I DETAJUAR
DITA 1: IGUMENICE – KORFUZ
-Nisja nga Prishtina në orën 22:00 (një ditë më parë)
-Nisja nga Prizreni në orën 23:00 (nje ditë më parë)
Udhëtojmë drejt Greqisë. Ndalesa të shkurtra rrugës. Kalimi i kufirit Morinës duke përshkruar territorin e Shqipërisë për të vazhduar më pas drejt Greqisë në qytetin e Igumenicës nga ku me traget do të lundrojmë për në ishullin e Korfuzit.
Igumenica është një qytet bregdetar në Veri të Greqisë dhe Porti Kryesor i Epirit dhe Thesprotisë dhe një nga portet më të mëdhenj për pasagjerë në Greqi, duke lidhur Veriun e Greqisë me Ishujt Jonianë dhe Italinë.
Udhëtimi me traget nga Igumenica në Korfuz zgjat rreth 1 orë e 45 minuta.
Pas mbërritjes në Korfuz, vizitojmë Fabrikën Koum Kouat, ku do të shikojmë sesi përgatiten pijet dhe reçelërat tradicional në Korfuz.
Nisemi më pas drejt Paleokastricës ku do të vizitojmë Manastirin Bizantin.
Kthimi ne hotel. Darka ne restorantin e hotelit
DITA 2: KELKYRA (KORFUZ)

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit Pas mëngjesit nisemi drejt Kanonit, vend ku na ofrohet një panoramë fantastike e Ishullit të Pondikonisit.
– Kanoni dhe Ishulli i Miut (Pontikonisi) është spoti më piktoresk i Korfuzit. Lart në kodër ndodhet një top, nga ku mund të shikohet Ishulli Miut dhe Kisha e vogël e Panagia Vlaherna, e lidhur me tokën me një rrugicë të ngushtë.
Vazhdimi më pas i vizitave me guidë e Këlkyres (qytetit të Korfuzit):
– Kështjella e Vjetër është një kështjellë Veneciane në Korfuz që shtrihet në kepin ku u zhvillua qyteti i vjetër në periudhën bizantine.
– Sheshi Spianada është Monumenti më domethënës i qytetit, thuhet se është sheshi më i madh në Ballkan. Francezët ishin ata që e kthyen Spianadën në një shesh publik.
– Pallati i St. Michael dhe St. George është një pallat, që ka shërbyer në origjinë si residencë e Komisionerit të lartë Britanik të Ishujve Jonianë. Vetëm nga jashtë.
– Listoni elegant pjesë e Spianada është shëtitorja më popullore dhe zemra e jetës dhe kulturës në Korfuz. Nën Harqet e Listonit sot ka kafene dhe restorante fine. Liston është ndërtuar nga Francezët më 1807 sipas shembullit të Rue de Rivoli në Paris.
– Kisha St. Spyridon është një Kishë Ortodokse ndërtuar më 1580. Mban relike të Shenjtorit St Spyridon. Eshtë kisha më famshme në Korfuz me Këmbanoren më të lartë në Ishujt Jonianë.
– Kështjella e Re e Korfuzit luajti një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e qytetit ndaj piratëve dhe armiqve gjatë Mesjetës. E gjithë kështjella është një rrjet i ndërlikuar Galerish dhe Ndarjesh.
– Bashkia e Korfuzit ndodhet në një ndërtesë elegante të stilit Venecian, ndërtuar në fund të shekullit të 17-të. Në fillim ka shërbyer si klub fisnikësh, më pas si Teatër dhe që nga 1903 si Bashki. Vetëm nga jashtë.
Kthimi ne hotel per shijimin e darkes.
Dita 3: KORFUZ – PRISHTINË

Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit nisemi nga porti i Këlkyrës udhëtojme me traget nga Korfuzi për në Igumenicë.
Vazhdimi udhëtimit më pas nëpermjet Igumenicës – Sarandë – Morinë – Prishtinë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës dhe mbërritja në shtëpi në mbrëmje.
Në çmim përfshihet
1) Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
2) Akomodimi në Hotel Golden Alexandros 4 yje në Korfuz për 2 netë
3) Shërbimi All Inclusive për 2 netët e qëndrimit në hotel
4) Guida (shoqëruesi) gjatë ditëve të udhëtimit
5) Bileta e Tragetit Igumenicë – Korfuz – Igumenicë
Në çmim nuk përfshihet
a) Taksa lokale e ligjit te ri grek 7 euro nata për dhomë në hotel me 4 yje. Taksa paguhet në recepsionin e hotelit.
b) Hyrjet në Muze, Kala, Park Arkeologjik dhe Natyror
c) Drekat
.
Shenime:
►Duhet të dini se:
——————————————————
VENDTAKIMI I NISJES
➤ PRISHTINË: Ora 22:00 nga zyrat e VEA Travel
➤ PRIZREN: Ora 23:00 nga stacioni i autobuzit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 1,99 vjeç janë falas
➤ Fëmijët nga mosha 2 deri në 5,99 vjeç paguajnë 69€
➤ Fëmijët nga moshën 7 deri 11,99 vjeç paguajnë 109€
——————————————————
DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
——————————————————
SHËRBIMI ALL INCLUSIVE NË HOTEL
➤ Shërbimi All Inclusive në hotel fillon me drekën e ditës së parë dhe mbaron më mëngjesin e ditës së tretë
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhomë teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshmë sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.