LIQENI KOMO – MILANO – LUGANO 🔹 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 18 Shtator / 25 Shtator / 2 Tetor / 9 Tetor / 16 Tetor / 23 Tetor

Spastroje
Të rritur:
Fëmije (2-12 vjec):
ose kontakto:

VIZITOJMË
🔹Liqeni Komo
🔹Cernobbio
🔹Bellagio
🔹Komo
🔸Lugano
🔸Milano

 

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇

SHTATOR 2025
Nisje 18 Shtator — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 329€
Oraret e Fluturimit:
Nisja 18 Shtator 15:55 nga Prishtina (mbërritja ne 18:00 ne Milano) – Kthimi 20 Shtator 13:15 nga Milano (mbërritja 15:20 ne Prishtinë)

Nisje 25 Shtator — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 329€
Oraret e Fluturimit:
Nisja 25 Shtator 15:55 nga Prishtina (mbërritja ne 18:00 ne Milano) – Kthimi 27 Shtator 13:15 nga Milano (mbërritja 15:20 ne Prishtinë)
👇👇👇
TETOR 2025
Nisje 2 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 329€
Oraret e Fluturimit:
Nisja 2 Tetor 15:55 nga Prishtina (mbërritja ne 18:00 ne Milano) – Kthimi 4 Tetor 13:15 nga Milano (mbërritja 15:20 ne Prishtinë)

Nisje 9 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 329€
Oraret e Fluturimit:
Nisja 9 Tetor 15:55 nga Prishtina (mbërritja ne 18:00 ne Milano) – Kthimi 11 Tetor 13:15 nga Milano (mbërritja 15:20 ne Prishtinë)

Nisje 16 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 329€
Oraret e Fluturimit:
Nisja 16 Tetor 15:55 nga Prishtina (mbërritja ne 18:00 ne Milano) – Kthimi 18 Tetor 13:15 nga Milano (mbërritja 15:20 ne Prishtinë)

Nisje 23 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 329€
Oraret e Fluturimit:
Nisja 23 Tetor 15:55 nga Prishtina (mbërritja ne 18:00 ne Milano) – Kthimi 25 Tetor 13:15 nga Milano (mbërritja 15:20 ne Prishtinë)

⭐⭐⭐⭐
HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në zonën e Monzës për 2 netë

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: MILANO

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Malpensa, Milano. (1 orë e 55 min)
Në shoqërine e guidës vizitë në mbrëmje e qendrës së Milanos si : Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala.
Pas vizitës së Milanos transferta në hotel në zonën e Monzas.
Akomodimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.

 

Dita 2: LUGANO – LIQENI KOMO (Komo – Bellagio – Cernobbio)

Mëngjesi në Hotel.
Udhëtojmë me autobuz për në Lugano, për të vizituar qytetin zvicerian dhe atraksionet kryesore të tij si: Katedralja San Lorenzo, Kisha Santa Maria, Parco Ciani, Piazza della Riforma etj.
Qendra e qytetit me sheshet dhe arkadat e stilit mesdhetar, dhe parqet e shumta me bimë subtropikale si Parco Civico në brigjet e liqenit ju ftojnë të shëtisni dhe shijoni atmosferën. Pranë shëtitores buzë liqenit ndodhen edhe Kopshtet Belvedere, ku parku krenohet jo vetëm me Kamelitë (të njohura si trëndafilat e dimirti) dhe Vjollcat, por edhe bimët e panumërta subtropikale dhe veprat moderne të artit.
Nisje me autobuz pas për në Liqenin Komo, i njohur lokalisht si Lago di Como ose Lario, është liqeni i tretë më i madh italian. I vendosur në rrëzë të Alpeve, Liqeni Komo ofron disa nga peizazhet më romantike dhe piktoreske në Itali.
Forma e tij karakteristike e përmbysur-Y vjen nga shkrirja e akullnajave e kombinuar me veprimin gërryes të lumit Adda. Kjo çoi në formimin e dy degëve jugore që kulmojnë në qytetet Komo dhe Lecco, në mes të të cilave shtrihet Bellagio e famshme : ku Komo dhe Bellagio jane 2 destinationet kryesore të cilat janë edhe itinerari i turit tonë.
Pas mbërritjes në Liqenin e Komos, do të vizitojmë qytetin kryesor të Liqenit,  qyteti i Komos, i cili të magjeps me përzierjen e tij të përsosur të kulturës, arkitekturës dhe bukurisë natyrore. Qendra e qytetit, atraksionet kryesore turistike dhe bulevardi buzë liqenit janë distancë shumë të afërt nga njëri – tjetrit
Muret mesjetare të Komos si edhe rrugicat me sheshe magjepsës janë lokacioni i restoranteve dhe dyqaneve tradicionale, tregjeve që shesin prodhime vendase, dhe i Katedrales së Komos.
Në zonën buzë liqenit, ku ndodhet skela, mund të vizitoni tempullin e Alessandro Volta dhe parkun e madh që rrethon Villa Olmo neoklasike, dhe në bregun përballë, ju mund të merrni edhe  teleferikut për në Brunate.

*Opsionale*
Në liqenin Komo eksperiencë për të mos u humbur është të vizitoni brigjet e liqenit dhe 2 qytete përrallore si Cernobbio dhe Bellagio. Lundrimi kushton rreth 15 euro personi vajtie (bileta paguhet ne vend) ku anija ndalon ne te tre destinacionet. Sigurisht qe vizitat do te realizohen ne shoqerine e guides.
1. Ndalesa e pare do te jete ne Cernobbio i cili është gjithashtu shtëpia e disa prej vilave më të famshme të liqenit Como, duke përfshirë Villa d’Este, një pikë referimi vjetore për Kombet e Botës që takohen në Forumin Ambrosetti. Gjithashtu, për të mos humbur janë Villa Pizzo dhe Villa Bernasconi me veçoritë e tyre të veçanta magjepsëse, ose Vila Erba piktoreske gjatë stines se pranveres.
2. Pas vizitës në Cernobbio vazhdojme me anije drejt Bellagio, një perlë e liqenit Komo, qytetit i cili të mahnit me qendrën e tij të gjallë, plot me dyqane tipike dhe rrugica shumëngjyrëshe në stilin e vërtetë italian. Në Bellagio eksplorojmë Parkun e Villa Serbelloni dhe Kopshtet e Villa Melzi, dhe më pas shëtisim nëpër fshatrat simpatikë të Pescallo dhe San Giovanni, secili të ofron një paraqitje të ndryshëm në hijeshinë autentike të Bellagio-s.
Ndalesa e radhës në Punta Spartivento për të shijuar pamjet mahnitëse të tre degëve të liqenit të Komos dhe qyteteve të zonës qendrore (si Varenna, e cila mund të arrihet në 15-20 minuta me varkë).
Pas vizites se Bellagio kthimi me autobuz ne hotel
Per klientet qe nuk deshirojne te vizitojme Bellagio dhe Cernobbio me anije, pas turit te qytetit te Luganos dhe Komos me guiden, qendrim i lire ne qytetin e Komos.

Akomodimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.

 

Dita 3: SHOPPING NE MILANO

Mëngjesi në Hotel.
Kohe e lire per shopping deri ne oren 10:30 dhe me pas transferta per ne aeroportin e Malpensa.
Fluturimi direkt Milano – Prishtinë. (1 orë e 50 min)

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Prishtinë – Milano – Prishtinë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje për 2 netë në Milano
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në çmim nuk përfshihet

a. Drekat dhe Darka gjatë udhëtimit
b. Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
c. Taksa lokale 8 euro personi në total për 2 netët (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
d. Anija 15 euro personi per turin opsional Komo – Cernobbio – Bellagio

Shenime:

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Adem Jashari (Prishtine), ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

——————————————————

Të sugjeruara
VENECIA - VERONA - PADOVA - MILANO 🔹 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 20 Shtator / 27 Shtator / 4 Tetor / 11 Tetor / 18 Tetor
Shiko Detaje
PRAGË - VJENË - BUDAPEST - BRATISLAVË 🔹 5 Ditë (4 Netë) ➡ Nisje 🔸 18 Shtator / 25 Shtator / 2 Tetor / 9 Tetor / 16 Tetor
Shiko Detaje
PLAZH NE HALKIDIKI – Coral Blue Beach Hotel 3⭐ superior — 5 Dite (4 Nete) All Inclusive ➡ Nisje 16, 22, 24, 28 Qershor / 2, 6, 10, 14, 18, 22, 26, 30 Korrik / 3, 7, 11, 15, 19, 23, 27, 31 Gusht / 4, 8, 12 Shtator
Shiko Detaje
PLAZH NE HALKIDIKI – Coral Blue Beach Hotel 3⭐ superior — 7 Dite (6 Nete) All Inclusive ➡ Nisje 16, 22, 28 Qershor / 4, 10, 16, 22, 28 Korrik / 3, 9, 15, 21, 27 Gusht / 2, 8 Shtator
Shiko Detaje
ZVICËR –– Shëtitje me Tren Panoramik dhe Teleferik 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 12 Mars / 19 Mars / 26 Mars
Shiko Detaje
AMSTERDAM – KEUKENHOF - GIETHORN – ROTERDAM – HAGE – ZAANSE SHANS 🔸 5 Ditë (4 Netë) 🔸 Nisje 20 Mars / 27 Mars
Shiko Detaje