VIZITOJMË
Paris
Kulla Eifel
Harku Triumfit
Pallatin Mbretëror, në Versailles
Katedralia Notre Dame
Kopshtet e Luxembourg
Muzeun e Louvrit
Lundrim me anjie në lumin Sena
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
SHTATOR 2025
Nisje 19 Shtator — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
—
Nisje 26 Shtator — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
TETOR 2025
Nisje 3 Tetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
—
Nisje 10 Tetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
—
Nisje 17 Tetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
—
Nisje 24 Tetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Paris për 3 netë
PROGRAMI I DETAJUAR
DITA 1: PARIS
Takimi në aeroportin e Prishtinës me shoqëruesin e agjensisë minimumi 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Prishtinë – Paris. Nisja në orën 16:20 nga aeroporti i Prishtinës. Mbërritja në Paris në orën 19:00
Pas procedurave doganore, transferta në hotel.
Akomodimi në hotel në Paris.
Mbrëmje e lirë
DITA 2 : PARIS
Mëngjesi në hotel.
Në shoqërinë e guidës do të fillojmë vizitën në një ndër pallatet më të përfolura për skandalet politike e dashurore, me muzeumet dhe veprat e artit me të shtrejta, aty ku kopshtet janë nje vepër arti e admiruar nga miliona njerëz, një ndër vendet ku në historinë boterore janë nënshkruar kontrata shumë të rëndësishme si ajo e mbarimit të luftës së parë Botërore, në Pallatin Mbretëror, në VERSAILLES. Vizita e rradhës do të jetë Harku i triumfit i ndjekur nga Piaca Trocadero nga ku janë marrë pamjet më të bukura të kullës Eiffel, ku zhvillohet pasarela e javës së modes së larte ne Paris. Nga Trocadero, vazhdojmë ditën me një ndër parqet më të bukura të Parisit, Kopshtet e Luxembourg.
Turi kulmon me vizitë në një ndër veprat më të përfolura, më të pëlqyera por dhe të kritikuara, me objetin më të fotografuar në botë TOUR EIFFEL dhe parku Champ De Mars.
Më pas me deshirën e grupit mund të zhvillojmë një udhëtim të mrekullueshëm nën dritën e hënës dhe madhështine e veprave të shumta të Parisit në lumin Sena, me anijen Bateaux Parisiens (lundrimi me anije kushton 20 €, dhe biletën e paguani direkt tek anija).
Kthimi në hotel në darkë.
Dita 3: PARIS

Mëngjesi në hotel.
Nisja për tek Designer Outlet Le Valle Village.
Kohë e lirë për shopping në Qendrën e madhe tregtare të Parisit.
Kthimi pas dreke në Paris
Mbrëmje e lirë.
Fjetja në Paris
Dita 4: PARIS
Mëngjesi në hotel.
Turi fillon me vizitë në Champs Elysee ,The Petit Palais , Elysee Palace ( Presidenca e sotme e Frances ) , Place de la Concorde , Ura Pont Alexandre III një ndër urat më të bukura të Parisit e zbukuruar me statuja ari , Marigny Teater dhe Le Pavillon Elysee një ndër më të vjetrit si dhe një ndër krenaritë e gastronomisë franceze me 3 yje Michelin. E përfundojme ditën me një vizitë në të mrekullueshmen e madhështoren katedralen e Notre-Dame.
Transferta pasdite për në aeroportin e Paris, CDG.
Nisja për në Prishtinë me linje direkte.
Fluturimi direkt Paris – Prishtinë. Nisja në orën 20:00 dhe Mbrritja në Pristinë në orën 22:30.
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Prishtinë – Paris – Prishtinë
2. Akomodimi në hotel 4 Yje për 3 netë në Paris
3. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit në Paris
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit në Paris.
6. Bagazh 20 Kg
Në çmim nuk përfshihet
a. Drekat dhe Darkat
b. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
c. Taksa lokale 8.5 euro personi për natë e hotelit (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
Shenime:
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Adem Jashari, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 50€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
——————————————————