VIZITOJME
🔸 Prage
🔸 Kalorvy Vary
🔸 Bratislave
🔸 Budapest
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
SHTATOR 2025
Nisje 18 Shtator — 5 Ditë (4 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimit: Nisja 25 Shtator 08:35 nga Prishtina (mberritja ne 10:15 ne Vjene) – Kthimi 25 Maj 20:35 nga Vjena (mberritja 22:15 ne Prishtine)
—
Nisje 25 Shtator — 5 Ditë (4 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimit: Nisja 25 Shtator 08:35 nga Prishtina (mberritja ne 10:15 ne Vjene) – Kthimi 30 Shtator 20:35 nga Vjena (mberritja 22:15 ne Prishtine)
TETOR 2025
Nisje 2 Tetor — 5 Ditë (4 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimit: Nisja 2 Tetor 08:35 nga Prishtina (mberritja ne 10:15 ne Vjene) – Kthimi 6 Tetor 20:35 nga Vjena (mberritja 22:15 ne Prishtine)
—
Nisje 9 Tetor — 5 Ditë (4 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimit: Nisja 9 Tetor 08:35 nga Prishtina (mberritja ne 10:15 ne Vjene) – Kthimi 13 Tetor 20:35 nga Vjena (mberritja 22:15 ne Prishtine)
—
Nisje 16 Tetor — 5 Ditë (4 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimit: Nisja 16 Tetor 08:35 nga Prishtina (mberritja ne 10:15 ne Vjene) – Kthimi 20 Tetor 20:35 nga Vjena (mberritja 22:15 ne Prishtine)
HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Pragë për 2 netë, Vjenë për 1 natë dhe në Budapest për 1 natë
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1: VJENË

Takimi në aeroportin e Prishtinës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Prishtinë – Vjenë. (1 ore : 35 min)
Pas mberritjes ne Vjene, fillojme me vizitat e qytetit nga Pallati i Belvederes me 2 ndertesat madheshtore dhe kopshtet franceze qe i lidhin ato. Pas Belvederes do te vizitojme Kishen e Karlit, nje nga me te bukurat e stilit Barok.
Kohe e lire per dreke ne rruget Kartner ose Graben ku mund te shijoni gatimet tradicionale Vjeneze ne restorante perreth
Vizitat me pas do te vazhdojne nga Kisha Votive, dhe do te vazhdoje me Bashkine e re, Teatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndertesat e mrekullueshme identike qe mbajne Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do te perfundojme tek Opera, qe eshte nje nga ndertesat simbol te Vienes.
Turi i Vjenes perfundon me vizite ne Katedralen e Shen Stefanit, nje nga simbolet e qytetit, nje nga ndertesat Gotike me te rendesishme, dhe padyshim qendra Fetare me e rendesishme ne Austri. Vizite e Basilikes brenda dhe jashte.
Akomodimi në hotel në Vjenë. Mbremje e lire.
Dita 2: VJENË – PRAGË

Mëngjesi në hotel.
Nisemi per te vizituar Pallatin e Shonbrun-it, pallatin mbreteror ku kane jetuar familja mbreterore e Habsburgeve, shume I ngjashem me Pallatin e Versajes.
Ketu do te vizitohen: Dhomat Mbreterore , Kopshtet e pallatit, Shatervani i Neptunit dhe Belvederja.
Nisja e udhetimit per ne Prage
Ndalese rruges per dreke.
Pas mberritjes ne Pragë vizitë në Kështjellën e Pragës e cila ndodhet ne krahun e majte te Lumit Vlatva. Ky kompleks, ndertimi i se ciles ka filluar qe ne shek 9 dhe ka vazhduar te ndryshojë dhe zhvillohet pambarimisht gjate 11 shekujve, fillimisht eshte krijuar si rezidenca e Princeshave Ceke, me pas e Mbreterve te Bohemise, dhe qe nga 1918, residence Presidenciale.
Fjetia ne Prage
Dita 3: PRAGE
Mengjesi ne hotel.
Në shoqërinë e guidës vazhdojmë vizitat ne Qytetin e Vjetër të Pragës duke filluar me rrugën Parizka, e cila është rruga më turistike, përgjatë të cilës ndodhet dhe lagjia Çifute. Kjo lagje ka një histori shumë të vjetër dhe interesante e cila lidhet kryesisht me komunitetin Çifut, të vendosur në këtë zonë që në periudhën e mesjetës. Një nga Sinagogat më të vjetra në Europë ndodhet pikërisht në këtë lagje. Do të vazhdojmë përgjatë Bulevardit Parizka deri në Sheshin e Qytetit të Vjetër, i cili është një nga më të mëdhenjtë dhe më të bukurit në Europë, fillimet e të cilit si një shesh tregëtar janë regjistruar që në shek. 12-të. Për tu vizituar janë Bashkia e Qytetit të Vjetër me kullën ku ndodhet ora Astronomike, Kisha e Shën Marisë, Pallati i Koncerteve është një ndërtesë shumë interesante dhe gjithashtu Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
Vizitat përfundojnë në Lagjen Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit si dhe Muzeumi Kombëtar i Pragës.
Mbrëmje e lirë.
Fjetia ne Prage
Dita 4: BRATISLAVE – BUDAPEST
Mëngjesi në hotel.
Fillojme ditën me një udhëtim piktoresk drejt Bratislavës, kryeqyteti i tërheqës të Sllovakisë.
Pas mberritjes ne Bratislavë në shoqerinë e guides eksplorojme qytetin e vjetër me rrugët e tij mesjetare, fasadat shumëngjyrëshe dhe kafenetë tradicionale. Vizite ne kështjellën ikonike të Bratislavës ku na pret një peisazh panoramik i Danubit, dhe më pas shëtitje e lire nëpër qytetin e vjetër dhe të gjallë ku ju sugjerojme të shijoni edhe pasta tradicionale sllovake.
Pas vizitës së Bratislavës udhëtojmë për në Budapest.
Akomodimi në hotel në Budapest.
Në mbrëmje lundrim me anije turistike në lumin Danub, duke shijuar një spektakel dritash qe të ofron vizita e Budapestit në mbrëmje me anije
Fjetia ne Budapest
Dita 5: BUDAPEST

Mëngjesi në hotel.
Vazhdojmë vizitën në shoqërinë e guidës të Budapestit nga Sheshi i heronjve, ku do të njihemi me figurat kryesore të kombit hungarez. Do të shëtisim edhe do kalojmë nga Kështjella e Vajdahunyad, per të vazhduar në bulevardin qëndror, i cili njihet si ‘’Champs Elysees’’ e Budapestit.
Transferta me pas per ne aeroportin e Vjenës
Fluturimi Direkt Vjenë – Prishtinë. (1 ore : 35 min)
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Prishtinë – Vjenë – Prishtinë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në Hotel 4 Yje në Pragë për 2 netë, Vjenë për 1 natë dhe në Budapest për 1 natë
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në çmim nuk përfshihet
a. Drekat dhe Darkat
b. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
c. Taksa lokale 10 eur personi në total për 4 netët e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
Shenime:
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Adem Jashari, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 80€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.