VIZITOJMË
Roma e Lashtë
Roma e Shenjtë
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTM
NENTOR 2024
Nisje 8 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 299€
Oraret e Fluturimit: Nisja 8 nentor 14:40 (mberritja ne 16:05 ne Rome) – Kthimi 10 nentor 18:30 (mberritja 19:50 ne Tirane)
–
Nisje 15 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 299€
Oraret e Fluturimit: Nisja 15 nentor 14:40 (mberritja ne 16:05 ne Rome) – Kthimi 17 nentor 18:30 (mberritja 19:50 ne Tirane)
–
Nisje 22 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 299€
Oraret e Fluturimit: Nisja 22 nentor 14:40 (mberritja ne 16:05 ne Rome) – Kthimi 24 nentor 18:30 (mberritja 19:50 ne Tirane)
FESTAT E NENTORIT 2024
Nisje 28 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 349€
Oraret e Fluturimit: Nisja 28 nentor 13:15 (mberritja ne 14:40 ne Rome) – Kthimi 30 nentor 11:55 (mberritja 13:15 ne Tirane)
DHJETOR 2024
Nisje 7 Dhjetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 309€
Oraret e Fluturimit: Nisja 7 dhjetor 08:40 (mberritja ne 10:05 ne Rome) – Kthimi 9 nentor 18:45 (mberritja 20:05 ne Tirane)
HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Romë për 2 netë
PROGRAMI I DETAJUAR
DITA 1 : Roma e Shenjtë
Nisja nga Prishtina ne oren 2:30 nga për në aeroportin e Tiranës dhe takimin me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Nisja nga Tirana në orën 8:00, fluturim direkt dhe mbërritja në aeroportin e Romës në orën 9:30.
Pas mbërritjes do të fillojmë turin : Roma e Shenjtë.
Kjo ditë do ti përkushtohet vizitës në Vatikan. Qyteti i Vatikanit ka qenë rezidenca e Papa-ve që në 1377. Do të fillojmë me Sheshin e Shën Pjetrit, sheshi kryesor përpara Vatikanit përpara të cilit ngrihet me gjithë madhështinë e saj Basilika e Shën Pjetrit, e cila ka filluar të ndërtohet në 1546 sipas një projekti të Mikelanxhelos por që u perfundua në 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madhështore e kësaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithë qytetin e vogël të Vatikanit. Do të bëhet një vizitë e detajuar nga brenda në këtë Basilike në të cilën gjendet një pasuri e vërtetë me vepra arti ku si më të njohurat mund të përmendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madhështor i realizuar në bronz nga Bernini. Kjo guidë do të zgjasë rreth 2 orë duke mos përfshirë hyrjet në muzeumet e Vatikanit.
Pas vizitës në Vatikan do të vazhdojmë me vizitë në Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do të bëhet dhe pushimi i drekës.
Pas dreke vazhdojme me vizitë në Pantheon, një nga objektet më madhështore jo vetëm të Romës por të gjithë Europës.
Akomodimi në hotel. Fjetia në Romë.
DITA 2: Roma e Lashtë

Pas mëngjesit do të vazhdojmë turin: Roma e Lashtë.
Transferta me autobuz nga hoteli tek Parku i Villa Borghese për të vazhduar më pas shëtitjen në këmbë tek Piazza del Popolo, Piazza Spagna, Fontana di Trevi, Via dei Fori Imperiali.
Vizitat e Romës së lashtë vazhdojnë me Teatri i Marcelos, dhe në Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshëm Altare dell’Patria, Piazza Campidoloio nga ku mund të shihen dhe Fori Romani.
Ndalesa e radhës do të jetë në simbolin e Romës, në Colosseo (vizitë nga jashtë), dhe me pas në Forumi Romak.
Forumi Romak është pikërisht vendi ku ka filluar qytetërimi i vjetër Romak në vitin 753 BC, ku Romuli vrau vëllain e tij Remus dhe themeloi qytetin në Palatino, në Forumin Romak senatorët konspironin kundër njëri tjetrit, në Coloseo luftonin gladiatorët për jetë a vdekje. E gjithë kjo panoramë jete, luftërash, intrigash, pushteti dhe dëshirash qëndron sot pas 2800 vjetësh për të treguar gjallërisht historinë e krijimit të qytetërimit.
Kthim në hotel në pasdite. Fjetia në Romë.
DITA 3: Shopping në Romë

Mengjesi ne hotel.
Pas mengjesit transferohemi në një ndër qendrat tregtare më të mëdha të Italise, Roma Village, per shopping.
Pas shopping nisemi për në aeroportin e Romës. Pas procedurave doganore, nisja nga Roma me fluturimi direkt Romë – Tiranë (1 orë : 30 minuta)
Transferta aeorporti Tiranës – Prishtinë me autobuz
Në çmim përfshihet
1) Bileta avionit Tiranë – Romë – Tiranë
2) Transferta me autobuz Prishtinë, Prizren – aeroporti Tiranës – Prizren, Prishtinë.
3) Akomodimi për 2 netë në hotel në Romë me mëngjes
4) Shëtitjet me autobus në atraksionet turistike të Romës
5) Guida (shoqëruesi) gjatë udhëtimit
6) Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në çmim nuk përfshihet
a. Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
b Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
c. Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)
Shenime:
►Duhet të dini se:
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshtë:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 0 – 1.99 vjec paguajne vetem 179€
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 60€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
——————————————————