VIZITOJMË
Toskana (Siena, Chianti, San Gimignano)
Bolonja
Firence
Piza
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
FESTAT E NENTORIT 2024
Nisje 28 nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 359€
Oraret e Fluturimi: Nisja 28 Nentor 06:10 nga Tirana (mberritja ne 08:00 ne Bologna) – Kthimi 30 Nentor 23:50 nga Bolonja (mberritja 01:25 ne Tirane)
HOTELET
Akomodimi në Hotel 3 Yje ose 4 Yje në Toskana për 2 netë
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1 : BOLONJA – FIRENZE
Nisja nga Prishtina ne oren 00:30 nga për në aeroportin e Tiranës dhe takimin me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana për në Bolonjë fluturim direkt (1 orë : 20 minuta)
Pas mbërritjes në Bolojna në shoqërinë e guidës vizitojmë qytetin duke filluar nga Piazza Maggiore dhe Bazilikën e San Petronio,
për të vazhduar me Bibliotekën më të vjetër në botë dhe Piazza Santo Stefano, ku do të shihni Bazilikën e mrekullueshme qe vezhtron nga piazza.
Vizita e Bolojnës përfundon me vizitën në Torre dell Orologio dhe Palazzo d’Accursio
Pas vizitave në Bolonja, nisja drejt qytetit të Firences.
Vazhdojme viziten ne qytetin e Firences ne atraksionet si:
– Duomo Cathedral (Piazza Duomo – Cathedral Santa Maria del Fiore)
– Piazza Republica
– Piazza di Signiora
– Palazzo Vecchio
– Galeria Uffizi
– Ponte Vecchio
– Palazzo Pitti
– Piazzale Mikelangelo
Pas vizitave të qytetit të Firenzes, nisemi drejt hotelit.
Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë.
Dita 2: TOSKANA

Mëngjesi në Hotel.
Nisemi drejt qytetit të Sienes. Udhetimi zgjat rreth një 1 orë pa ndalesa. Mbërritja në qytetin e Sienës ku do të vizitojmë:
-Museo della Opera
-Duomo di Siena
-Piaza del Campo
-Torre di Mangia
Panorama mahnitëse në Toskanë dallohet nga peisazhet e saj piktoreske ku më i famshmi është Chianti. E vendosur në një zonë që përfshin Firencen dhe Sienën, Chianti është po aq i larmishëm në peizazhin e tij sa është në verërat që prodhohen. Aty do të kemi mundësinë të degustojmë dhe të provojmë disa nga prodhimet e klasit të parë si dhe të konsumojmë drekën me gatime tradicionale të zonës.
Pas vizitave, kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.
Dita 3: TOSKANA – PIZA

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, do të behet nisja me autobus për në San Gimignano, Qyteti i Kullave të bukura të Toskanës. Qyteti posedon disa kryevepra të artit Italian të shekullit 14-15, ku gjithashtu është i njohur për shafranin, proshutën e artë, dhe verën tradicionale të bardhë, Vernaccia di San Gimignano, e prodhuar nga lloji i vjetër i rrushit Vernaccia i cili kultivohet në kodrinat ranore të zonës.
Pas përfundimit të vizitës në San Gimignano, nisemi drejt Pizës.
Vizitë në qytetin e Pizës duke shëtitur në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen:
– Kulla e Pizës, e cila është kambanorja e Katedrales së Pizës. Ajo është vendosur mbrapa Katedrales së Pizës dhe është ndërtesa e trete më e vjetër në sheshin e Katedrales së Pizës.
-Sheshi Santa Maria Assunta, e njohur gjithashtu si Piazza dei Miracoli ku ndodhet katedralja mesjetare e Pizës.
Pas vizitës së Pizës nisja drejt aeroportit të Bolonjës
Pas procedurave doganore, Fluturimi direkt Bolonja – Tiranë (1 orë : 30 minuta)
Transferta aeorporti Tiranës – Prishtinë me autobuz
Në çmim përfshihet
1) Bileta avionit Tiranë – Bologna – Tiranë
2) Transferta me autobuz Prishtinë, Prizren – aeroporti Tiranës – Prizren, Prishtinë.
3) Akomodimi për 2 netë në hotel në Toskana me mëngjes
4) Shëtitjet me autobus në atraksionet turistike të Tosknës
5) Guida (shoqëruesi) gjatë udhëtimit
6) Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në çmim nuk përfshihet
a Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
b) Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
c) Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hotel
Shenime:
►Duhet të dini se:
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshtë:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 0 – 1.99 vjec paguajne vetem 179€
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 60€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
——————————————————