VENECIA – VERONA — 3 Ditë (2 Netë)➡ Nisje 🔹 8 Nentor 🔹 15 Nentor 🔹 22 Nentor 🔹 28 Nentor 🔹 7 Dhjetor

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

VIZITOJMË
🔹🔹Venecia
🔸 Sheshi i Shën Markut dhe Pallati i Dukës
🔸Bazilika e Shën Markut
🔸Kulla e Orës
🔸Kampanilja e Shën Markut
🔸Ura Rialto
🔸Shëtitje me gondola

🔹🔹Verona
🔸 Arena Romake
🔸Ballkonin e Romeos dhe Xhuliet

.

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇
NENTOR 2024
Nisje 8 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 299€
Oraret e Fluturimit: Nisja 8 nentor 15:35 (mberritja ne 17:10 ne Trevizo) – Kthimi 10 nentor 17:10 (mberritja 18:40 ne Tirane)

Nisje 15 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 299€
Oraret e Fluturimit: Nisja 15 nentor 15:35 (mberritja ne 17:10 ne Trevizo) – Kthimi 17 nentor 17:10 (mberritja 18:40 ne Tirane)

Nisje 22 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 299€
Oraret e Fluturimit: Nisja 22 nentor 15:35 (mberritja ne 17:10 ne Trevizo) – Kthimi 24 nentor 17:10 (mberritja 18:40 ne Tirane)
👇👇👇
🇦🇱 FESTAT E NENTORIT 2024 🇦🇱
Nisje 28 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 339€
Oraret e Fluturimit: Nisja 28 nentor 20:20 (mberritja ne 21:55 ne Trevizo) – Kthimi 30 nentor 18:25 (mberritja 19:55 ne Tirane)
👇👇👇
DHJETOR 2024
Nisje 7 Dhjetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 309€
Oraret e Fluturimit: Nisja 7 dhjetor 20:20 (mberritja ne 21:55 ne Trevizo) – Kthimi 9 dhjetor 18:20 (mberritja 20:00 ne Tirane)
⭐⭐⭐⭐
HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Vicenza për 2 netë

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: VENECIA OUTLET VILLAGE

Nisja nga Prishtina ne oren 9:45 nga për në aeroportin e Tiranës dhe takimin me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Trevizo.  (1 orë : 40 minuta)
Pas procedurave doganore udhetojme në qendrën tregtare Venezia Outlet Village.
Kohe e lire per shoping dhe konsumuar darken.
Nisja me pas drejt Vicenzes dhe akomodimi ne hotel 4 Yje ne Vicenza

 

Dita 2: VENECIA

Mëngjesi në hotel.
Pas mengjesit do të marim anije për të hyrë në Venecia. Gjatë turit panoramik të Venecias do të keni mundësi të vizitojmë:
Sheshi i Shën Markut dhe Pallati i Dukës – një nga kryeveprat e stilit gotik venecian. I ndërtuar në vitet 1309 – 1324, pallati përveç se rezidencë e Dukës së Venecias, ka qenë gjithashtu qendër e shumë institucioneve të tjera politike si burgjet e vjetra apo gjykata e lartë, deri kur Venecia u pushtua nga Napoleoni në vitin 1797. Një ndër të burgosurit e pallatit të Dukës ka qenë dhe donzhuani i famshëm Xhakomo Kasanova, i cili u dënua me 5 vjet.
Bazilika e Shën Markut – një nga shembujt më të mirë të arkitektures bizantine. Për shkak të mozaikëve bizantine dhe statusit të saj si simbol i fuqisë dhe pasurisë së Venecias njihet me emrin Kisha e Artë.
Kulla e Orës – ndërtesë e shekullit te XV. Ora është vendosur në pozicion të tillë që të mund të shikohej nga ujërat e lagunës, dhe të mund ti tregonte të gjithëve vizitorëve për pasurinë dhe pushtetin e Venecias.
Kampanilja e Shën Markut – një nga simbolet e qytetit. Kulla është 98.6 m e lartë dhe gjendet përballë bazilikes së Shen Markut. Filloi të ndërtohej në shekullin e IX, dhe përfundoi në shekullin e XII.
Më pas do të kemi mundesi të vizitojmë Urën Rialto, një nga urat më të rëndësishme dhe më romantike të qytetit.
Kohe e lire per dreke.
Tur Opsional – Shëtitje me gondola në Venecia.
Gjatë këtij shetitjes me gondola kemi mundësinë të eksplorojmë disa nga brigjet më interesante të Venecias.
Vizita fillon në ishullin e Muranos, popullsia e të cilit dallohet për punime artizanale, kryesisht për përpunimin e xhamit. Shëtitja më pas vazhdon në brigjet e Venecias, duke u shndërruar në një kujtim të paharrueshëm gjatë kohës së qëndrimit në këtë qytet.
Kthimi në mbrëmje dhe akomodimi në hotel

 

Dita 3: VERONA

Mëngjesi në hotel.
per ne Verona. Vizita ne Verona fillon me nje shetitje ne mes te romances ne qytetin e dashurisë, ku mund te gjeni ende deshmitë e tragjedisë Shekspiriane ne ballkonin e Romeos dhe Xhulietes.
Verona ishte një qytet i rëndësishëm romak dhe është i pasur në zona arkeologjike, më i madhi i të cilave është Arena Romake dhe rrugët e ngushta të veshura me pallate të bukura që përbëjnë qendrën historike.
Pas vizites ne Verona Nisja për në aeroportin e Trevizos.
Fluturimi direkt nga Trevizo  në Tiranë.  (1 orë : 30 minuta)
Transferta aeorporti Tiranës – Prishtinë me autobuz

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Trevizo – Tiranë.
2. Transferta me autobuz Prishtinë, Prizren – aeroporti Tiranës – Prizren, Prishtinë
3. Akomodimi në hotel 4 Yje për 2 netë në Vicenza
4. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit ne Verona dhe Venecia
5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në çmim nuk përfshihet

a. Drekat dhe Darkat
b. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
c. Taksa lokale 5 eur personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
d. Bileta e tragetit per  në Venecia  diten e dyte 30 euro (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
e. Taksa e re e hyrjes në Venecia  diten e dyte 5 euro (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Shenime:

Duhet të dini se:
👇👇👇
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshtë:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-

POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët në moshën 0 – 1.99 vjec paguajne vetem 179€
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 60€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE

► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

——————————————————

Të sugjeruara
ZVICËR dhe BERNINA EXPRESS (Treni Panoramik ne Alpet Zviceriane) 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 29 Tetor / 31 Tetor / 7 Nentor / 14 Nentor
Shiko Detaje
KRKA - SPLIT - DUBROVNIK 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 31 Tetor / 28 Nentor
Shiko Detaje
VENECIA - VERONA - PADOVA - MILANO 🔹 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 18 Tetor / 31 Tetor / 28 Nentor
Shiko Detaje
PRAGË - VJENË - BUDAPEST - BRATISLAVË 🔹 5 Ditë (4 Netë) ➡ Nisje 🔸 16 Tetor / 29 Tetor
Shiko Detaje
PLAZH NE HALKIDIKI – Coral Blue Beach Hotel 3⭐ superior — 5 Dite (4 Nete) All Inclusive ➡ Nisje 16, 22, 24, 28 Qershor / 2, 6, 10, 14, 18, 22, 26, 30 Korrik / 3, 7, 11, 15, 19, 23, 27, 31 Gusht / 4, 8, 12 Shtator
Shiko Detaje
PLAZH NE HALKIDIKI – Coral Blue Beach Hotel 3⭐ superior — 7 Dite (6 Nete) All Inclusive ➡ Nisje 16, 22, 28 Qershor / 4, 10, 16, 22, 28 Korrik / 3, 9, 15, 21, 27 Gusht / 2, 8 Shtator
Shiko Detaje