VIZITOJMË
Vjenë
Pallati i Shonbrun-it
Katedralia e Shën Stefanit
Pallati madhështor të Hofburgut
Opera e Vienës dhe Kopshtet e Hofburgut
Sheshi Maria Tereza
Muzeu i Artit dhe Muzeu i Historisë Natyrore
Sheshi Shen Stefan, një ndër sheshet simbol të Vienës
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
SHTATOR 2025
Nisje 19 Shtator — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 329€
Oraret e Fluturimit: Nisja 19 Shtator 08:25 nga Prishtina (mbërritja ne 10:10 ne Vjenë) – Kthimi 21 Shtator 12:40 nga Vjena (mbërritja 14:20 në Prishtinë)
—
Nisje 27 Shtator — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 329€
Oraret e Fluturimit: Nisja 27 Shtator 08:25 nga Prishtina (mbërritja ne 10:10 ne Vjenë) – Kthimi 29 Shtator 20:35 nga Vjena (mbërritja 22:15 në Prishtinë)
TETOR 2025
Nisje 4 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 329€
Oraret e Fluturimit: Nisja 4 Tetor 08:25 nga Prishtina (mbërritja ne 10:10 ne Vjenë) – Kthimi 6 Tetor 20:35 nga Vjena (mbërritja 22:15 në Prishtinë)
—
Nisje 11 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 329€
Oraret e Fluturimit: Nisja 11 Tetor 08:25 nga Prishtina (mbërritja ne 10:10 ne Vjenë) – Kthimi 13 Tetor 20:35 nga Vjena (mbërritja 22:15 në Prishtinë)
—
Nisje 18 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 329€
Oraret e Fluturimit: Nisja 18 Tetor 08:25 nga Prishtina (mbërritja ne 10:10 ne Vjenë) – Kthimi 20 Tetor 20:35 nga Vjena (mbërritja 22:15 në Prishtinë)
HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Vjenë për 2 netë
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1: VJENË

Takimi në aeroportin e Prishtinës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Prishtinë – Vjenë. (1 ore : 40 min)
Pas mberritjes ne Vjene, fillojme me vizitat e qytetit nga Pallati i Belvederes me 2 ndertesat madheshtore dhe kopshtet franceze qe i lidhin ato. Pas Belvederes do te vizitojme Kishen e Karlit, nje nga me te bukurat e stilit Barok.
Kohe e lire per dreke ne rruget Kartner ose Graben ku mund te shijoni gatimet tradicionale Vjeneze ne restorante perreth
Pas drekes do te vizitojme Katedralen e Shen Stefanit, nje nga simbolet e qytetit, nje nga ndertesat Gotike me te rendesishme, dhe padyshim qendra Fetare me e rendesishme ne Austri. Vizite e Basilikes brenda dhe jashte.
Pasdite e lire. Akomodimi në hotel në Vjenë. Mbremje e lire.
Dita 2: VJENË

Mëngjesi në hotel.
Pas mengjesit do te fillojme me viziten e Qytetit. Itinerari i ketij turi do te filloje nga Kisha Votive, dhe do te vazhdoje me Bashkine e re, Teatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndertesat e mrekullueshme identike qe mbajne Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do te perfundojme tek Opera, qe eshte nje nga ndertesat simbol te Vienes.
Do te vazhdojme me nje vizite te detajuar ne Pallatin madheshtor te Hofburgut I cili ndodhet ne mes te qytetit dhe ka sherbyer per shekuj si rezidenca dimerore e familjes Mbreterore te Habsburgeve si dhe zyrat e punes. Kopshtet perreth pallatit jane gjithashtu shume interesante per tu vizituar. Ketu do te vizitojme Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaiserit si dhe koleksionin e argjendarive dhe porcelaneve te Familjes Mbreterore.
Pas vizites se muzeut te pallatit mbreteror e cila zgjat rreth 1 ore do te vazhdojme te shohim pjesen tjeter te pallatit ku ndodhet biblioteka Mbreterore, Stallat e Kuajve te pallatit te cilat jane te njohura dhe sot ne gjithe Europen per garat e famshme me kuajt Lipizzaner, do te vazhdojme me kishen e Augusteve, Opera dhe Kopshtet e Hofburgut te cilat ne pranvere me shume se kurre ofrojne nje spektakel ngjyrash.
Mbremje e lire ne sheshin Shen Stefan, nje nder sheshet simbol te Vjenes.
Kthim ne hotel ne mbremje.
Dita 3: VJENË

Mëngjesi në hotel.
Nisemi per te vizituar Pallatin e Shonbrun-it, nje tjeter pallat mbreteror ku kane jetuar familja mbreterore e Habsburgeve, shume I ngjashem me Pallatin e Versajes.
Ketu do te vizitohen: Dhomat Mbreterore , Kopshtet e pallatit, Shatervani i Neptunit dhe Belvederja.
Vazhdimi i dites ne qender te tregtare transferta për në aeroportin e Vjenës.
Kalimi i procedurave doganore dhe nisja nga Vjena për në Prishtinë me fluturim direkt (1 ore : 35 min)
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Prishtinë – Vjenë – Prishtinë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje për 2 netë në Vjenë
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në çmim nuk përfshihet
a. Drekat dhe Darkat
b. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
c. Taksa lokale 4 eur personi për total 2 netët (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
Shenime:
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Adem Jashari, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.