ZVICËR dhe BERNINA EXPRESS (Treni Panoramik ne Alpet Zviceriane) 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 29 Tetor / 31 Tetor / 7 Nentor / 14 Nentor

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

VIZITOJMË
🔹Alpet Zviceriane
🔸Lauterbrunnen
🔸Murren
🔹Zyrih
🔹Shëtitje me Tren Panoramik
🔸Lucernë
🔹Reihnfall
🔹Lugano
🔸Milano

 

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME

👇👇👇
TETOR 2025

Nisje 29 Tetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 699€ 
Oraret e Fluturimit:
Nisja 29 Tetor 07:55 nga Prishtina (mberritja ne 10:00 ne Milano) – Kthimi 1 Nentor 14:00 nga Zyrih (mberritja 15:55 ne Prishtine)

Nisje 31 Tetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 699€ 
Oraret e Fluturimit:
Nisja 31 Tetor 07:55 nga Prishtina (mberritja ne 10:00 ne Milano) – Kthimi 3 Nentor 20:20 nga Zyrih (mberritja 22:20 ne Prishtine)
👇👇👇
NENTOR 2025

Nisje 7 Nentor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 699€ 
Oraret e Fluturimit:
Nisja 7 Nentor 07:55 nga Prishtina (mberritja ne 10:00 ne Milano) – Kthimi 10 Nentor 20:20 nga Zyrih (mberritja 22:20 ne Prishtine)

Nisje 14 Nentor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 699€ 
Oraret e Fluturimit:
Nisja 14 Nentor 07:55 nga Prishtina (mberritja ne 10:00 ne Milano) – Kthimi 17 Nentor 20:20 nga Zyrih (mberritja 22:20 ne Prishtine)

⭐⭐⭐⭐
HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në zonën e Monzës për 1 natë dhe në Zyrih për 2 netë

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: MILANO

Paraqitja në aeroportin e Prishtinës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana me fluturim direkt në Milano (1 ore : 55 min)
Pas mbërritjes në Milano, vizitë e qendrës së qytetit si : Palazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala.
Pas vizitës së Milanos transferta në hotel në zonën e Monzas.
Udhëtojmë me autobuz për në Lugano, për të vizituar qytetin zvicerian dhe atraksionet kryesore të tij si: Katedralja San Lorenzo, Kisha Santa Maria, Parco Ciani, Piazza della Riforma etj.
Qendra e qytetit me sheshet dhe arkadat e stilit mesdhetar, dhe parqet e shumta me bimë subtropikale si Parco Civico në brigjet e liqenit ju ftojnë të shëtisni dhe shijoni atmosferën. Pranë shëtitores buzë liqenit ndodhen edhe Kopshtet Belvedere, ku parku krenohet jo vetëm me Kamelitë (të njohura si trëndafilat e dimirti) dhe Vjollcat, por edhe bimët e panumërta subtropikale dhe veprat moderne të artit.
Pas vizitës së Luganos transferta në hotel në zonën e Monzas.
Akomodimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.

 

Dita 2: Treni Panoramik “BERNINA EKSPRESS”

Mëngjesi në Hotel.
Udhëtim me tren Milano Centrale – Tirano pergjate liqenit te Como-s. (09:20-12:52)
Mberritja ne Tirano.
– Vizite ne Santuario della Beata Vergine di Tirano, Chiesa di San Martino.
– Nisja e udhetimit me trenin e kuq panoramik Bernina Express, një udhëtim 4 orë (14:24-18:22) duke pershkruar 55 tynele dhe 196 ura pjesë e Trashëgimisë Botërore ëe Unesco-s.
– Mbërrijmë në Chur. Transferta me autobuz turistik për në Zyrih
Akomodimi në hotel në Zyrih
Mbrëmje e lirë.

 

Dita 3: LAUTERBRUNNEN – MURREN – LUCERNE

Mëngjesi në hotel.
Vazhdojmë turin per te vizituar nje nder fshatrat me piktoreske te Zvicres, si Lauterbrunnen dhe Ujevaren e saj madheshtire, një eksperiencë e bukurisë të parqeve natyrore Zviceriane.
Pas vizitës në Lauterbrunnen opsionale vizite ne Murren me tren panoramik + teleferik.
Murren është një fshat tradicional alpin i Zvicrës, në një lartësi prej 1,638 metrash mbi nivelin e detit. Nuk mund të arrihet me rrugë publike por vetem duke kombinuar nje shetitje me tren + teleferik. Është gjithashtu një nga pikat turistike të njohura në Zvicër pasi nga Murrem kemi një peisazh spektakolar të tre maleve të larta Eiger, Mönch dhe Jungfrau.
Pas vizitave në Lauterbrunnen dhe Murren vazhdimi turit për në Lucerne një ndër qytetet më të bukura të Zvicres, i cili njihej si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Lucerne vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e Ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löëendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj.
Kohë e lirë për të shijuar Lucernën individualisht, ku nga atraksionet e këshilluar është një shëtitje me varka në liqenin e Lucernës.
Kthimi në hotel pas mbarimit të vizitave.
Mbrëmje e lirë.
Fjetia në Zyrih.

 

Dita 4: UJEVARA REIHNFALL – ZYRIH

Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit në hotel nisemi drejt Schaffhausen, për të vizituar një ndër ujëvarat më spektakolare në Europë, si ujëvarat Reihnfall.
Më pas fillojmë turin e Zyrihut. Vizitë e qytetit të Zyrihut, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster, Fraumünster dhe Peterkirche.
Pasdite kohë e lirë për shopping
Fjetia në Zyrih

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Prishtinë –  Milano dhe Zyrih – Prishtinë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodimi ne hote 4 yje për 1 natë në Milano dhe 2 netë në Zyrih.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Bileta e Trenit Panoramik BERNINA EXPRESS
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në çmim nuk përfshihet

a. Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
b. Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
c. Taksat e qyteteve 10€ në total për 3 netët e cila paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit.

Shenime:

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Adem Jashari (Prishtine), ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Të sugjeruara
ZVICËR dhe BERNINA EXPRESS (Treni Panoramik ne Alpet Zviceriane) 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 29 Tetor / 31 Tetor / 7 Nentor / 14 Nentor
Shiko Detaje
KRKA - SPLIT - DUBROVNIK 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 31 Tetor / 28 Nentor
Shiko Detaje
VENECIA - VERONA - PADOVA - MILANO 🔹 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 18 Tetor / 31 Tetor / 28 Nentor
Shiko Detaje
PRAGË - VJENË - BUDAPEST - BRATISLAVË 🔹 5 Ditë (4 Netë) ➡ Nisje 🔸 16 Tetor / 29 Tetor
Shiko Detaje
PLAZH NE HALKIDIKI – Coral Blue Beach Hotel 3⭐ superior — 5 Dite (4 Nete) All Inclusive ➡ Nisje 16, 22, 24, 28 Qershor / 2, 6, 10, 14, 18, 22, 26, 30 Korrik / 3, 7, 11, 15, 19, 23, 27, 31 Gusht / 4, 8, 12 Shtator
Shiko Detaje
PLAZH NE HALKIDIKI – Coral Blue Beach Hotel 3⭐ superior — 7 Dite (6 Nete) All Inclusive ➡ Nisje 16, 22, 28 Qershor / 4, 10, 16, 22, 28 Korrik / 3, 9, 15, 21, 27 Gusht / 2, 8 Shtator
Shiko Detaje